Në SHBA arrestohet një pastor i cili ka mbledhur qindra besimtarë përkundër ndalesës

Autoritetet amerikane kanë arrestuar një klerik të dyshuar se ka mbajtur dy shërbime në të cilat ishin prezentë qindra besimtarë, duke shkelur udhëresën për mos dalje nga shtëpitë të miratuar me qëllim të luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

Në SHBA arrestohet një pastor i cili ka mbledhur qindra besimtarë përkundër ndalesës

Pastori Rodney Howard-Brown është dorëzuar të hënën në polici në qarkun ku jeton.

U akuzua për tubim të ndaluar dhe shkelje të urdhëresës në lidhje me shëndetin publik.

Howard-Brown, klerik i një kishe në qytetin Tampa, në shtetin federal Florida, nuk është i vetmi që refuzon t’i nënshtrohet urdhërit për ndalesë të tubimeve.

Kishat në qytetet federale të SHBA Ohajo, Kentaki dhe Luiziana gjithashtu i kanë bërë thirrje besimtarëve për shërbim përkundër ndalesës./Insajderi.com.