Askush nuk e di se a ka raste të koronavirusit në Korenë Veriore, ata thonë nuk ka

Më shumë se 160 vende në botë po luftojnë kundër virusit COVID-19. Dhe derisa koronavirusi paraqet sfidë edhe për sistemet më të sotisfikuara shëndetësore në botë, ekziston një vend i cili pretendon se nuk ka asnjë rast të infektimit – Koreja Veriore.

Askush nuk e di se a ka raste të koronavirusit në Korenë Veriore, ata thonë nuk ka

“Nuk është paraqitur asnjë pacient me koronavirus”, ka thënë Song In Bom, zyrtar i Këshillit për Çështje Shëndetësore i Koresë Veriore muajin e kaluar për gazetën Rodong Sinmun, shkruan Al Jazeera.

Funksionarët e Koresë Veriore pretendojnë se nuk kanë të infektuar, ekspertët shëndetësor ndërkombëtarë nuk mendojnë ashtu. Në këto pretendime sidomos nuk besojnë banorët dhe ekspertët shëndetësor në Korenë Jugore.

“Përkundër faktit se Koreja Veriore i ka mbyllur kufijtë e saj dhe nuk lejon hyrje të udhëtarëve kinez dhe të huaj, është shumë e besueshme se disa qytetarë të Koresë Veriore tashmë janë infektuar”, ka thënë Ro Kjong-ho, mjek i repartit të mjekësisë laboratorike në spitalin jugkorean “Ilsan”.

Menodj se atje nuk është e mundur të numrohen rastet sepse sistemi shëndetësor i Koresë Veriore nuk është mirë i rregulluar dhe nuk është i avansuar”, ka shtuar ai.

Përndryshe Koreja Veriore e mbyllur, e cila kufizohet me Kinën dhe Korenë Jugore, pretendon se e ka shmangur pandeminë globale. Mirëpo, diplomatët dhe ekspertët ndërkombëtarë pretendojnë se situata nuk është ashtu.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se nuk kanë të dhëna për rastet e infektimit me koronavirus në Korenë Veriore, edhe pse po planifikojnë të dërgojnë atje pajisje mjekësore dhe furnizime. Madje edhe Departamenti i Shtetit ka ofruar të dërgojë ndihmë dhe bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare në parandalimin e kësaj krize humanitare në këtë vend./Insajderi.com.