Drejtori i KDI-së ironizon me kapjen e shtetit nga Albin Kurti

Drejtori i KDI-së ironizon me kapjen e shtetit nga Albin Kurti

Me vendimi e ri të Qeverisë në detyrë, Mentor Hyseni dikur kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, është vendosur në pozitën e kryesuesit të kompanisë Rajonale Ujësjellësi në “Prishtinë”, ndërsa Artan Dermaku, anëtar i Vetëvendosjes është zgjedhur anëtar Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës”, shkruan Insajderi.

Në lidhje me këto emërime politike ka pasur reagime të shumta, meqë Vetëvendosje, si parti gjithmonë deklarohej se duhet të ketë ç’kapje të shtetit.

Njësoj, reagoi edhe Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar me Vetëvendosjen duke thënë: Këta kandidatet për deputet të VV-së, që s’janë zgjedhur në Kuvend, a kanë pas konkurruar për deputet a për kryetar të bordeve, shkruan Insajderi.

Zëdhënësja e PSD-së ia përmend Kurtit deklaratën për kapjen dhe ç’kapjen e shtetit

“Çkapje, çkapje, meritokraci, meritokraci, çkapje, tap bordet, e lëshoi bajrakun”

Gazetari Hajrullahu: VV-ja mbushi bordet e ndërmarrjeve me militantë

Kurti vepron ngjashëm me PAN-in, humbësin e zgjedhjeve për deputet e bënë drejtor të ndërmarrjes publike