Italia publikoi dje statistikat e 24 orëve të fundit sa i përket pandemisë Koronavirus. Numri i vdekjeve ishte 681 dhe kjo ishte hera e parë që prej datës 25 mars që numri i vdek" />

Lajmi i mirë nga Italia: Ja çfarë ndodhi dje për herë të parë që nga fillimi i Koronavirusit

Lajmi i mirë nga Italia: Ja çfarë ndodhi dje për herë të parë që nga fillimi i Koronavirusit

Italia publikoi dje statistikat e 24 orëve të fundit sa i përket pandemisë Koronavirus. Numri i vdekjeve ishte 681 dhe kjo ishte hera e parë që prej datës 25 mars që numri i vdekjeve ishte nën 700.

Por, lajmi i mirë ishte që dje për herë të parë është ulja e numrit të personave që janë në terapi intensive.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që ky numër të kishte rënie që nga nisja e pandemisë.

Dje në gjendje kritike kanë qenë 3994 persona ndërsa një ditë më parë ishin 4068, pra dje ka pasur 74 më pak.

Gjithashtu u njoftua se ka përfunduar ndërtimi i një spitali të ri në Milano dhe kjo vetëm në 10 ditë.