Sot në mediat sportive dhe ato rozë, filloi të qarkullojë lajmi për lidhjen e re të mundshme të yllit kosovar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.
Sipas “prive.al”, 28-vjeçari nga Gjilani, është në një lidhje me këngëtaren kosovare Dhurata Ahmetaj, e cila sa i përket pamjes së saj, është krahasuar me Jennifer Lopezin.
Shkak për aludimet në lidhje me një marrëdhënie të fshehtë mes futbollistit dhe këngëtares, janë bërë udhetimet e shpeshta që kjo e fundit bën drejt Anglisë.