Arabia Saudite dhe Rusia afër marrëveshjes për naftën

Arabia Saudite dhe Rusia janë “shumë afër” marrëveshjes për zvogëlimin e prodhimit të naftës, pas luftës disa javore për çmim.

Arabia Saudite dhe Rusia afër marrëveshjes për naftën

Këtë ka deklaruar drejtori i Fondit rus për Investime Direkte Kril Dimitrijev, transmeton CNBC.

“Mendoj se gjithë tregu po kupton se sa është e rëndësishme kjo marrëveshje dhe se do të sjellë stabilitetin aq të nevojshëm në treg, dhe jemi afër marrëveshjes”, ka thënë Domitriev për CNBC.

Kreu i fondit rus gjithashtu ka pretenduar se shtetet duhet të punojnë në stabilizimin e tregut të naftës përkundër krizës së shkaktuar me pandemi të koronavriusit.

“Mendoj se Rusia, Arabia Saudite, SHBA dhe vendet tjera duhet të ndërmarrin hapa për stabilizimin e tregut dhe të sjellin stabilitet në botë të cilin po e kërcënon me siguri kriza më e madhe që është shfaqur ndonjëherë”, ka përfunduar ai.

Takimi i grupit OPEC+ në të cilin do të debatohet për zvogëlimin e prodhimit është shtyrë për 9 prill.

Java e re e punës në bursa filloi me korrigjimin e çmimit të “arit të zi” edhe atë në drejtimin negativ. Për këtë ka kontribuar deklarata e presidentit amerikan Donald Trump se do të vendosë taksa në import të naftës, nëse Arabia Saudite dhe Rusia nuk merren vesh rreth zvogëlimit të prodhimit.

Kjo deklaratë menjëherë ndikoi në tregtinë e “arit të zi” në bursa dhe në rënien e çmimit të tij. Marka “Brent” ka ulur çmimin për 1,5 për qind dhe ai ishte 33,6 dollarë për fuqi, derisa VTI e ka ulur për 3 për qind dhe një fuqi është blerë për 27,5 dollarë./Insajderi.com.