Rritja më e madhe ditore numrit të infektuarve në Rusi

Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi ka tejkaluar 6.000, pas rritjes më të madhe ditore të sëmurëve të rinj prej fillimit të epidemisë.

Rritja më e madhe ditore numrit të infektuarve në Rusi

Shtabi Operativ i qeverisë ruse, i cili po merret me epideminë, ka kumtuar se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 954 raste, gjë që gjithsej janë 6.343, në Moskë janë gjithsej 4.484 të infektuar.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur ditë jo pune për shumicën e rusëve deri në fund të muajit në mënyrë që të luftohet përhapja e koronavirusit.

Ai ka thënë se disa veprimtari bazike do të vazhdojnë të punojnë, si dhe shitoret dhe barnatoret do të mbeten të hapura. Lideri rus ka theksuar se autoritetet rajonale në zonat e tyre duhet të vendosin, varësisht prej situatës, cilat kompani dhe organizata mund të vazhdojnë të punojnë./Insajderi.com.