Kthehet koronavirusi në Kinë – “shpërthejnë” rastet asimptomatike

Kthehet koronavirusi në Kinë – “shpërthejnë” rastet asimptomatike

Kina kontinentale raportoi 39 raste të reja të koronavirusit, 9 më shumë se të dielën, ndërkohë që ka një rritje te ndjeshme edhe të rasteve asimptomatike, të cilat po shtohen pavarësisht përpjekjeve të forta të qeverisë kineze për ta shtypur virusin me masa drakoniane.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) sipas Reuters, njoftoi sot 78 raste të reja asimptomatike ishin identifikuar së fundi krahasuar me  47 një ditë më parë. Rastet e importuara dhe pacientët asimptomatikë, të cilët nuk tregojnë simptoma, por ende mund ta kalojnë virusin te të tjerët, janë kthyer në shqetësimin kryesor të Kinës, ky falë masave tejet të rrepta u arrit të reduktohej niveli i përgjithshëm të infeksionit.

“Rreziku i rasteve të importuara nga vendet fqinje vazhdon të rritet,” tha zëdhënësi i NHC, Mi Feng gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se Kina duhet të ruajë vigjilencën e të parandalojë ringjalljen e epidemisë.