Habit sportisti i njohur: Koronavirusi është bërë nga dora e njeriut

Habit sportisti i njohur: Koronavirusi është bërë nga dora e njeriut

Boksieri Amir Khan mendon se pandemia COVID-19 i njohur ndryshe si koronavirus, nuk është aspak rastësi.

Ai ka insistuar se kjo pandemi është krijuar nga dora e njeriut, për ta ulur numrin e popullsisë në botë. Boksieri britanik ka shkruar një teori konsipirative në rrjetet sociale, duke thënë se COVID-19 nuk është rastësi.

“Nuk mendoj se virusi erdhi nga Kina. Është gënjeshtër, vërtet”, tha Khan gjatë një bisede drejtpërdrejt në ‘Instagram’.

“Njerëzit po thonë se ata kishin ngrënë lakuriqë dhe gjarpërinj dhe se helmi ishte përzier kështu. Broçkulla, apo jo? Koronavirusi kështu, koronavirusi ashtu. A po lodheni edhe ju nga e gjithë kjo, siç po lodhem unë?” shtoi ai.

Tutje, ai ka theksuar se kjo sëmundje ngjitëse është duke u përdorur si shpërqëndrim nga implementimi kontravers i kullave 5G.