Në kuadër të marrëveshjes e cila u arritë në mes vendeve të OPEC-ut dhe Rusisë, kjo e fundit është e gatshme që ta zvogëlojë prodhimin e naftës për 14 për qind gjegjësisht për 1,6 milion fuqi në ditë.
Këtë ka publikuar një zyrtar anonim i ministrisë së energjetikës, ka transmetuar agjencia ruse TASS.
“Konfirmoj gatishmërinë tonë ta zvogëlojmë prodhimin e naftës ruse për 1,6 milion fuqi në ditë”, ka thënë dje një zyrtar i Kremlinit.
Sipas disa burimeve, në marrëveshje të re janë të përfshirë SHBA, Meksika, Norvegjia, Kanadaja dhe vendet tjera, dhe është paraparë që zvogëlimi i përgjithshëm i prodhimit të jetë 70 milionë fuqi në ditë.
Pritet që sot të mbahet një video takim të vendeve të OPEC-ut për zvogëlimin botëror të prodhimit të naftës./Insajderi.com.