Kompanitë ajrore po luftojnë për mbijetesë

Prodhuesi Evropian i aeroplanëve “Airbus” ka publikuar se po redukton prodhimin për një të tretën, sepse kërkesa për aeroplanë dhe udhëtime nëpër botë ka rënën në mënyrë rapide për shkak të koronavirusit.

Kompanitë ajrore po luftojnë për mbijetesë

Kjo kompani ka kumtuar se në tremujorin e parë ka dërguar 122 aeroplanë, ndërsa 60 nuk i ka dorëzuar.

Në mars janë dërguar vetëm 36 aeroplanë, ndërsa 55 në shkurt, pasi kompanitë ajore kanë kërkuar që të ndalen dërgesat sepse janë ballafaquar me shpenzime të mëdha të lidhura me gati ndaljen e transportit ajror në botë.

“Prodhimin po e harmonizojmë me realitetin e ri të kompanive ajrore”, ka thënë drejtori ekzekutiv i “Airbusit” Guillaume Faury.

“Nuk është e pabesueshme se aviacioni do të duket plotësisht ndryshe pas kësaj krize me COVID-19”, ka thënë ai.

Kompania “Airbus” ka kumtuar se po i kontrollon me përpikëshmëri shpenzimet e saja dhe se ende nuk ka konkuruar për përkrahje shtetërore, por ka thënë se mund të kërkojë kontribut nga shtetet e BE të ndihmojnë në pagesën e rrogave të punëtorëve të cilët janë dërguar në pushim të dhunshëm./Insajderi.com.