Forbs: Virusi korona ka zvogëluar numrin e miliarderëve

26 persona e kanë humbur statusin e miliarderit, si rezultat të debaklit ekonomik, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, kumtoi “Forbs”.

Forbs: Virusi korona ka zvogëluar numrin e miliarderëve

Xhef Bezos është në krye të listës së pasanikëve botërorë, tani viti i tretë me radhë, por pandemia botërore e ka ndryshuar listën e miliarderëve të “Forbs”, e prej këtu shumë prej tyre më nuk janë në këtë listë.

Pasuria e Bezosit vlerësohet në 113 miliardë dollarë, por ajo ka shënuar rënie prej 18 miliardë dollarëve amerikanë në krahasim me vitin e kaluar, më së shumti nga “dëmshpërblimi” për shkak të divorcit nga ish bashkëshortja e tij, por aksionet e kompanisë së tij Amazon janë rritur për 15 për qind.

Bashkëthemeluesi i “Majkrosoft”, Bill Gejts e mban vendin e dytë me pasuri prej 98 miliardë dollarë, që është për 1,5 dollarë amerikanë më shumë se vitin e kaluar.

Nga miliarderët tjerë, 51 për qind janë më pak të pasur se vitin e kaluar.

Miliarderët botërorë gjithsej “peshojnë” rreth tetë trilionë dollarë, që është ulje për 700 miliardë dollarë në krahasim me vitin 2019, njofton “Forbs”. Në listën më të re të “Forbs”-it ka gjithsej 2.095 miliarderë.