Kina akuzon shkrimtaren pasi tregoi gjendjen me koronavirus në Wuhan – e quajtën jopatriotike

Kina akuzon shkrimtaren pasi tregoi gjendjen me koronavirus në Wuhan – e quajtën jopatriotike

Një shkrimtare kineze ka botuar një ditar, gjatë kohës së saj të mbyllur në karantinë, në Wuhan. Por pas botimit të ditarit, në gjuhën angleze dhe gjermane ajo ka marr një numër të madh kritikash në internet.

Fang Fang është akuzuar se tregimi i saj ka qenë negativ ndërkombëtarisht rreth trajtimit të pandemisë së koronavirusit në Kinë, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Insajderi.

Shkrimtarja popullore në Wuhan, kishte filluar tregimin e saj nga fundi i janarit atëherë kur është bllokuar gjithçka, duke përfshirë këtu edhe kritikat e zyrtarëve përgjegjës.

“Sa njerëz kanë vdekur në Wuhan dhe familjet e tyre janë shkatërruar”, kishte shkruar ajo më 31 janar. “Por deri më tash asnjë person nuk ka kërkuar falje ose ka marr përgjegjësi”. Madje kam parë edhe shkrimtar që kanë përdorur frazën “fitore e përfunduar”. “Për çfarë po flasin”?, shkruan ajo.

Postimet e saj u shpërndan nëpër rrejte sociale, ndërsa u fshin dhe u censuruan, përcjell Insajderi.

Ndërsa llogaria e saj “Weibo”, e cila kishte më shumë se 3.8 milion ndjekës u mbyll në shkurt, mirëpo së fundi asaj i është kthyer ajo.

Por shkrimi i saj u spikat dhe u shndërrua në një libër, që do të botohet nga “Harper Collins”, në qershor të këtij viti, i përkthyer në dy gjuhë në anglisht dhe gjermanisht.

Për botimet e Fang Fang në gjuhët perëndimore, ajo u akuza se ka ndihmuar vendet e huaja që të akuzojnë Kinën duke i dhënë atyre një “shpatë gjigante”.

Kina është në mesin e një fushatë mediatike botërore dhe një diplomacie jo të mirë e cila është duke kërkuar që ta përmirësoj reputacionin e saj në lidhje me trajtimin e koronavirusit dhe akuzave për raportimin e statistikave.

“Ditari i Wuhanit” është një thikë e dorëzuar të huajve dhe një plumb për të gjuajtur kinezët”, u tha në një postim në Weibo.

Një shkrim tjetër thotë: “Gruaja shkruan artikuj në blogën e saj të vogël, mirëpo nuk dinë për situatën e krijuar në të gjithë vendin. Ndoshta ajo nuk është atdhe dashëse dhe është jo patriotike, ajo mendon se ne jemi ekstremistë, në fakt ajo është vetëm një zonjë budallaqe”, thuhet në këtë shkrim, përcjell Insajderi.

Në blogun “Weibo”, “Ditari i Fang Fang” ka pasur 380 milion shikime, 94,000 komente dhe 8.210 shpërndarje, duke arritur kulmin javën e kaluar.

Në Twitter, hashtagu #WuhanDiary”, ka arritur qindra postime kritike.

Li Yuan, kolumnist i “New York Times”, ka thënë se sulmi që është duke iu bërë Fang Fangut, është aq i urryer saqë është edhe i frikshëm të shikohet.

“Vetë Fang Fang, ka thënë se kjo është duke iu dukur si një Revolucion Kulturor”, ka Youan.

Të mërkurën, gazeta shtetërore në gjuhën angleze në Kinë ka thënë se është shumë e turpshme ajo çfarë ka shkruar Fang Fang dhe se po mbështetet nga vendet perëndimore. Shkrimet e saj u panë si shpifje për pandeminë në Kinë.

Ditari i saj nga gazetarët u pa si i njëanshëm që pasqyron vetëm anën e errët në Wuhan, ndërsa injoron përpjekjet e njerëzve vendas dhe përkrahjen e tyre në të gjithë vendin. /Insajderi.com