
Një mjek i linjës së parë të luftës kundër koronavirusit ka treguar masën e pajisjeve mbrojtëse që vendos për të evituar kontaminimin, që duhet të ishte përgatitja optimale për çdo koleg të tij gjatë punës në spital.
Fillimisht ai vendos manikota mbi hundë e mollëza për të krijuar puthijen e syzeve mbrojtëse. Me tej vendos më pas një rrjetë flokësh para se të vendosë syzet mbrojtëse dhe maskën me valvul N95.
Pas veshjes trupore ai nuk harron të vendosë mbulesat e këpucëve e madje dhe një maskë të thjeshtë mbi atë N95.
Video shoqërohej mekomentin: “Kjo për t’iu dhënë një ide se sa shtresa mbrojteje doktorët duhet të mbajnë për të mos marrë koronavirusin.
Standardet e veshjeve mbrojtëse të pandemisë ndyshojnë nga një shtet në tjetrin por udhëzimet e përgjithshme janë dhënë nga OBSH.
