Arrin në dy milionë numri i të infektuar me koronavirus

Arrin në dy milionë numri i të infektuar me koronavirus

Numri i të infektuarve në botë me koronavirus është afër të arrijë në dy milionë persona, sipas të dhënave të fundit.

Saktësisht janë 1.981.912 raste, derisa numri i të vdekurve është 125.078, raporton Reuters.

Vetëm në SHBA, deri më tash janë shënuar 603.488 raste me Covid-19. Në 24-orëshin e fundit, në SHBA janë shënuar 16.547 raste të reja me infeksion, ndërkohë kanë vdekur 1.554 persona. Gjithsej në SHBA kanë vdekur si pasojë e Covid-19, 25.194 persona.

Pas SHBA-së për nga numri i vdekjeve është Italia (21.067), ndërkohë për nga numri i të infektuarve është Spanja (172.541).