Procesori i Google që kompania ka filluar ta punojë ka emrin e koduar “Whitechapel” dhe përdorur arkitekturën 5-nanometër të Samsung. Ka 8 bërthama ARM si dhe një çip të dedikuar për machine learning.
Google është gati të ndjekë shembullin e Apple duke dizajnuar jo vetëm softuerin por edhe harduerin e smartfonëve që prodhon.
Axios raportoi se Google do të përdorë procesorët e vet me pajisjet e ardhshme Pixel përfshirë dy telefonët dhe Chromebook-ët gjithashtu.
Përpjekjet e Google për të prodhuar diçka vetë në vend që të mbështetet tek palë të jashtme janë lavdëruar sidomos me sistemin e kamerave dhe softuerët e përdorur.
Procesori i Google që kompania ka filluar ta punojë ka emrin e koduar “Whitechapel” dhe përdorur arkitekturën 5-nanometër të Samsung. Ka 8 bërthama ARM si dhe një çip të dedikuar për machine learning.
Apple nga ana tjetër thuhet se është gati të prodhojë procesorët për Mac bazuar në dizajnët e ARM. Me çipet A kompania ka tejkaluar ekuivalentët e Intel. /PCWorld Albanian