Rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Rusi, të sëmurë gati 28.000

Rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Rusi, të sëmurë gati 28.000

Në 24 orët e fundit numri i  të sëmurëve nga COVID-19 në Rusi është rritur për 3.448, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve aktualisht është 27.938, ndërsa kanë  vdekur 34 persona.

Në raport me ditën e djeshme numri i të sëmurëve dhe të vdekurve është në rritje, transmeton TASS.

Të sëmurë ka në 84 rajone ruse, dhe më së shumti në Moskë, ku janë infektuar gjithsej 16.146 persona./Insajeri.com.