Japonia vendosi gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin

Japonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin për shkak të përkeqësimit të situatës të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

Japonia vendosi gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin

Siç njoftoi BBC, masa e cila do të jetë në fuqi deri më 6 maj, u lejon autoriteteve rajonale t’u kërkojnë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, por nuk parashikon masa ndëshkuese.

Një muaj më parë, kryeministri Shinxo Abe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtatë prefektura.

Siç rritet numri i të infektuarve, rriten edhe kritikat në vend për mënyrën në të cilën Abe u përgjigj ndaj krizës.

Një sondazh i fundit zbuloi se 75 për qind e japonezëve besojnë se Abe shpalli shumë vonë gjendje të jashtëzakonshme në Tokio, e cila është goditur më shumë nga epidemia.