Cilat janë shifrat e fundit rreth koronavirusit në botë

Cilat janë shifrat e fundit rreth koronavirusit në botë

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të infektuarve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në 2 milionë e 416 mijë persona, kurse numri i të vdekurve në 165,939 njerëz.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë bindshëm me numrin e të vdekurve dhe të të infektuarve. Në këtë shtet deri më tani janë shënuar mbi 41 mijë të vdekur dhe mbi 759 mijë të infektuar.

Italia është në vendin e dytë për numrin e viktimave me 23,660 të vdekur, ndërsa në vendin e tretë me numrin e të prekurve me 178 mijë të infektuar.

Spanja është e treta në botë sa i përket numrit të të vdekurve me 20,852 viktima dhe e dyta sa i përket të infektuarve me mbi 200 mijë të prekur.

Numër të madh të të infektuarve kanë edhe Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Kina dhe Irani, shkruan Gazeta Express.

Më së shumti të shëruar nga sëmundja e re deri më tani ka regjistruar Gjermania – 91,500. Pas saj vijnë Spanja me mbi 80 mijë persona të shëruar dhe Kina me më shumë se 77 mijë.