Banka Qendrore Europiane, BQE, njoftoi dje se mund të pranojë obligacione të degraduara në kategorinë “të kalbura” si kolateral për kreditë e bankave.
Kjo është një masë e re e ndërmarrë nga BQE me synimin për të mbështetur sistemin financiar europian në mes të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri.
“Qëllimi i këtyre rregullave të reja është të mbështesin aftësinë e bankave për të dhënë hua që ato të vazhdojnë të ofrojnë burime financiare për ekonominë e zonës së euros”, njoftoi BQE në një deklaratë./ata.