Mjekët kubanezë ndihmojnë Afrikën e Jugut në luftën kundër koronavirusit

Mbi 200 punonjës shëndetësorë kubanezë kanë mbërritur në Afrikën e Jugut për të ndihmuar vendin në luftën kundër koronavirusit, njoftoi zyra e presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Mjekët kubanezë ndihmojnë Afrikën e Jugut në luftën kundër koronavirusit

Një total prej 217 punonjësish, i përbërë nga mjekë, shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit, do të dërgohen në të gjitha provincat e Afrikës së Jugut, vendi më i goditur afrikan nga koronavirusi, pasi Ramaphosa i kërkoi ndhimë homologut të tij kuban, Miguel Diaz-Canel.

Sipas Qendrave të Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Afrika e Jugut ka mbi 4 500 raste të konfirmuara me COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi.

Fuqia e dytë më e madhe ekonomike e Afrikës, disa javë më parë vendosi izolim të rreptë mbarë kombëtar, në përpjekje për të frenuar shpërthimin e virusit, që ka pasoja shkatërruese për ekonominë./ATSH