Vendet që nuk kanë raportuar raste me Covid-19

Ekzistojnë 33 vende, respektivisht territore në të gjithë botën që ende nuk kanë raportuar anjë rast të vetëm me koronavirusin e ri.

Vendet që nuk kanë raportuar raste me Covid-19

Shumica prej tyre janë kombe të vogla nëpër ishuj të Paqësorit, tek të cilët është vështirë për tu arritur.Të tilla janë Nauru, Kiribati dhe Ishujt Solomon.

Vendet tjera përfshijnë Komorin, Lesoton, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin.

Shumica nga këto kombe janë vendet me më pak popullatë në botë.

Tashmë në botë ka më shumë se tre milion raste me koronavirusin e ri, ndërsa 214 vende dhe territore të njohura nga Kombet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën një rast me COVID-19, që nga 20 prilli. Ndërsa vdekje nga virusi janë raportuar në të paktën 166 shtete.

Të gjitha vendet në Amerikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme kanë pasur të paktën një rast me COVID-19.

Nëse një shtet nuk ka raportuar të infektuar, kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur raste me virus.

Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus, por kufizohet me Kinën, Rusinë dhe Korenë e Jugut, të cilat janë vende me nivel të lartë t rrezikshmërisë për infeksion me Covid-19. Ky shtet i mbyllur mbështetet shumë në propagandë dhe zbulon pak informacione për botën e jashtme.

Pesë vende, gjegjësisht Anguilla, Grenlanda, Ishujt e Karaibeve të Shën Barts dhe Shën Lucias si dhe Jemeni thonë se kanë arritur të zhdukin virusin. Secili thotë se ata nuk kanë ndonjë infeksion aktualisht aktiv dhe nuk kanë raportuar vdekje, pavarësisht rasteve të regjistrimit të mëparshëm.

Këta vende deklarojnë se nuk kanë raste aktive dhe raste të vdekjes nga virusi pavarësisht rasteve të regjistruara më parë, duke theksuar se kanë arritur të ulin në mënyrë dramatike numrin e rasteve të reja./Alsat.