Suedezët kanë gjetur mënyrë si t’i largojnë njerëzit nga tubimet nëpër parqe

Qyteti suedez Lund ka vendosur të shpërndajë glaca të pulave në parkun qendror në mënyrë që të pengojë tubimet gjatë festës suedeze “Nata e Valpurgjisë”.

Suedezët kanë gjetur mënyrë si t’i largojnë njerëzit nga tubimet nëpër parqe

Bëhet fjalë për festën e cila shënohet në tërë Skandinavinë.

Zakonisht nëpër këto festa tubohet një numër i madh i njerëzve, mirëpo sivjet autoritetet duan që ta pengojnë këtë për shkak të epidemisë së virusit COVID-19, transmeton BBC.

“Lundi mund të bëhet epiqendra e përhapjes së koronavirusit natën e fundit të prillit,” ka thënë Gistav Lundblad, kryetari i Komitetit lokal të mjedisit.

Duke sqaruar vendimin që të shpërndahen tonelata të plehrave në park, ai tha se me ato mund të plehërosen livadhet dhe era e saj mund të parandalojë tubimet masive.

“Mund të mos jetë aq bukur të ulesh dhe të pish birrë me atë erë,” tha ai.

Origjina e festimit të Natës së Valpurgjisë daton nga festimi pagan i pranverës, dhe festa popullore, edhe pse jozyrtare, mund të tërheqë deri në 30.000 njerëz nga e gjithë Suedia.

Qeveria suedeze ka shmangur vendosjen e masave të ashpra për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, por ka ndaluar mbledhjet publike të më shumë se 50 personave.

Ky vend ka raportuar rreth 20.300 raste të COVID-19, nga të cilat 2.460 ishin fatale./Insajderi.com.