Të martën bëhen 2 vjet nga vdekja e Fadil Vokrrit

Të martën bëhen 2 vjet nga vdekja e Fadil Vokrrit

Të martën më 9 qershor 2020 është përvjetori i vdekjes së legjendës së futbollit dhe ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport Vlora Dumoshi, kryetari i FFK-së Agim Ademi dhe pjesëtarë tjerë të shtëpisë së futbollit, nesër (të martën) do të shkojnë tek varri i tij për ta kujtuar dhe dhuruar lule.

Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor 2018-të, që mendohet shkaktar ishte sulmi në zemër.

Ditë më pas, për nder të tij, stadiumi i Prishtinës mori emrin Fadil Vokrri. / Insajderi.com