Liria ka mbetur pa kaluar në superligë, pasi vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së ishte të ndërpritet Liga e Parë e futbollit.
Nga 20 ndeshje, Besa nga vendi i parë dhe Arbëria si e dyta kalojnë në Superligë kurse Liria është në vendin e tretë dhe mbetet në ligën e parë.
Të hënën ministria e shëndetësisë lejoi stërvitiet dhe garat për të gjitha sportet, në këtë rast, Liria kërkon shfuqizimin e vendimit të anulimit të Ligës së Parë.
- Reagimi i ekipit:
Kumtesë për opinion
Liga e Parë të fillojë menjëherë !
FFK duhet të rishqyrtoj vendimin për Ligën e Parë. Inkuadrimi dhe rënia nga Liga duhet të përcaktohet në fushë të gjelbërt, me lojë sportive.
Liga e Parë mundë të filloj garat me 3 korrik dhe të përfundoj pa asnjë problem deri me 16 gusht.Janë 10-të javë që lehtësishtë mund të zhvillohen.
Duke u bazuar edhe ne vendimin e UEFA-s, : ‘Federatat duhet të bëjnë të pamundurën, që garat të fillojnë dhe përfundojnë në fushën e gjelbër, KE i FFK-së, duhet ta rishqyrtoj vendimin e datës 27 maj dhe të njëjtin ta rrëzoj, si të padrejtë dhe të merrë vendim për nisjen e garave, përkatësishtë vazhdimin e kampionatit edhe në Ligën e Parë.
Ky vendim pos që shkon ndeshë me komunikatën për media , në takimin e sotëm (dt.08.06.2020)të zhvilluar në mes të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi, në prezencën e drejtorit të IKSHPK-së, Naser ramadani, Presidentit të KOK, z. Besim Hasani dhe Drejtorit për Sport të MKRS, Ibër Alaj, do të ishte korrekt dhe në frymë sportive, ngase kualifikimi i ekipeve do të bëhej në bazë të rezultateve në fushë.
Tashmë topi ndodhet përfundimishtë në anën e FFK-së, ndërsa Liria shpreson në rishqyrtim të vendimit dhe zhvillimin e kampionatit, për pjesën e mbetur.
Liria, pos në organet gjyqësore, ku ka deponuar ankesa, dy kërkesa për rishikim të vendimeve të FFK-së, i ka drejtuar (veç e veç) në MKRS dhe MSH, duke kërkuar nga këto ndërhyrje në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe nisjen sa më parë të kampionatit në Ligën e Parë.
Me respekt,
KF Liria
Shtojcë:
Për korrektësi po japim akcente nga Komunikata e lartëcekur që ka të bëjë me fillimin e garave.
Pika 4-tër e kësaj komunikate thotë: ‘Secila federatë Sportive e Kosovës duhet të bëjë kërkesë, përjashtuar ato që tashmë i kanë dërguar dhe përshkrim të detajuar për masat e sigurisë dhe të njëjtën ta dërgoj në MKRS dhe KOK e pastaj këto dy institucione në bashkëpunim me MSH dhe IKSHPK marrin vendimin përfundimtar bazuar në rrethanat e sigurisë për çdo federatë veç e veç’. / Insajderi.com