Përplasja politike në mes Hashim Thaçit dhe Vjosa Osmanit po vazhdon edhe përtej deklaratave direkte. Ky kundërshtim politik reflekton edhe me atakime personale.
Mbrëmë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë shumë i ashpër ndaj kyeparlamentares, Vjosa Osmani.
Thaçi tha se një familjar i Osmanit i ka “shërbyer” Serbisë duke pasuar pastaj me një kundër-reagim të Osmanit në llogarinë e saj në Facebook ku nuk e ka kursyer Presidentin e Kosovës për ta atakuar si “faqja e zezë”.
Kjo përballje ka vazhduar edhe nga zyra e presidentit të Kosovës. Këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj duke shkruar se “Vjosa Osmani është e re për të qenë kaq shumë patetike”.
“Vjosa Osmani është shumë e re për të qenë kaq shumë patetike. Ndonëse është tërësisht e përhumbur si çapkëne politike, ky patetizëm edhe si refren për votuesit e saj të grumbulluar në emër të LDK-së është i skaduar. Orë e çast punon kundër LDK-së dhe ende ka fytyrë të thirret në emër të saj. Kështu është kur në kolltuqe institucionale ulet soji i saj që as stabilitet emocional nuk ka, se lëre më aftësi për ta udhëhequr atë institucion duke u shtathedhur politikisht”, ka shkruar këshilltari Presidentit në Facebook.
Osmani nuk e ka votuar Thaçin për president në viitn 2016 përkundër asaj që subjekti i saj politik, LDK kishte marrëveshje të koalicionit një gjë të tillë. /Insajderi/