I infektuar me COVID-19, Genc Prelvukaj shtrihet në spital

I infektuar me COVID-19, Genc Prelvukaj shtrihet në spital

Para tre ditësh, artisti Genc Prelvukaj ndau në rrjete sociale lajmin se ai ishte prekur nga virusi COVID-19 pavarësisht gjithë kujdesit që ka pasur gati që një vit, njofton Insajderi.

Dyshimet e para se është infektuar nisën pas disa shqetësimeve shëndetësorë. Duke mos treguar se cilat ishin simptomat e tij, ai tha se më pas iu nënshtrua testit ku rezultoi pozitiv.

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat te keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me çrast kam rezultuar pozitiv”, kishte shkruar ai.

Fjalët e reperit mjaftuan që të gjithë ndjekësit të mos shqetësoheshin për gjendjen e tij shëndetësor, deri më sot, kur e fejuara e tij, këngëtarja Eni Koçi ndau një fotografi të Prelvukajt i shtrirë në spital.

“Me dashurinë time!”, shkruan Eni. “Do t’ia dalim”, përfundon ajo duke mos ndarë asnjë detaj më tepër për gjendjen e tij të tanishme.

Në anën tjetër, Eni Koçi ka mundur betejën me virusin vdekjeprurës para tre muajsh pa ndonjë shqetësim shëndetësor, kurse tani po i rri krah të fejuarit të saj. /Insajderi.com