Misteri i vjetër

Zbulohet vrasësi i ish-kryeministrit suedez

Në vitin 1989 ishte vrarë kryeministri suedez. Ai u qëllua në një rrugë të frekuentuar, por asnjëherë nuk u hetua kush ishte vrasësi i vërtetë. Tash, pas 30 vjetësh, u kuptua emri i dorasit.

Zbulohet vrasësi i ish-kryeministrit suedez

Prokurori suedez ka treguar emrin e personit që kishte vrarë ish-kryeministrin suedez, Olof Palme, në vitin 1989, duke i dhënë kështu fund misterit që ka zgjatur me dekada, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ishte Stig Engstrom, një dizajner grafik, i cili më pas kishte vrarë edhe vetën në vitin 2000.

Pasi veç është marrë vesh emri i vrasësit, tashmë do mbyllen edhe hetimet që zgjatën me vjet.

Palme ishte qëlluar prapa shpine derisa po ecte me këmbë bashkë me gruan e tij, nga kinemaja drejt shtëpisë.

Në momentin kur u qëllua ishte pa truproja afër, meqë i kishte liruar nga detyra për atë ditë.

Vrasja kishte ndodhur në një nga rrugët më të frekuentuara të Stokholmit dhe kishte shumë dëshmitarë që e kishin parë vrasësin tek qëllonte.

Me qindra njerëz janë intervistuar për vdekjen e Palme.

Një herë, një kriminel ordiner ishte dënuar, por më pas vendimi u anulua.

Më vonë prokuroria filloi ta hetojë Engstrom, pasi një gazetar i kishte rënë në gjurmë si vrasësi i mundshëm.

Meqë dorasi tashmë ka vdekur, prokuroria s’ka si të ngritë akuza, megjithatë ky hetim e zgjidh përfundimisht misterin që vazhdonte prej vitesh./Insajderi.com

Olof Palme photographed in 1984

Olof Palme