Pandemia që ka goditur njerëzimin. A mund të ndryshohet bota pas kësaj situate, kjo pritet të shihet pas përfundimit të pandemisë por tani janë duke u parë indikacionet e para.
Covid-19 është pandemia që ka ndryshuar shumë gjëra në botë, sfera më e goditur e saj është ekonomia ku më pastaj shumë fusha tjera determinohen nga regresi i ekonomisë.
Shumica e shteteve ne botë kanë marrë vendime për masa lehtësuese, pasi disa muaj i tërë sistemi ishte bllokuar përjashtim sektorët ekzistencial.
Shpesh herë është shtruar një pyetje; A do të jetë bota e njëjtë pas pandemisë? Këtë ende askush nuk e di pasi pandemia nuk ka filluar, por lehtësimi i masave i ka dhën indkacionet e para, shkruan Insajderi.
Bizneset kërkojnë ndihmë financiare nga shteti në një pako për rimëkëmbje ekonomike, derisa miliona punëtorë kudo në botë kanë humbur vendet e tyre të punës nga goditja që Coivd-19 i ka shkaktuar bizneseve.
Në një botë ku sistemi ekonomik varet nga decentralizimi i kërkesës dhe ofertës, rënia e pagave e ulë potencialin e konsumatorëve për kërkesë – kjo është më problematike për bizneset e më shqetësuese për grumbullimet buxhetore shtetërore.
Aparatet shtetërore kudo në botë po interesohen për masa të shpejta që të pengohet katastrofa ekonomike, në anën tjetër protestat masive në shumë vende të botës përfshirë SHBA-të janë prezente, shpesh herë duke eskaluar në dhunë.
Në parim bota po duket të mos jetë e njëjtë, por realiteti i saj do të shihet pas përfundmit të pandemisë Covid-19, virus i cili në fund të vitit 2019 lindi në Kinë për t’u përhapur në çdo cep të botës. /Insajderi/