Shtatë ditë nga kthimi i Premier League, kush janë më të mirët?

Shtatë ditë nga kthimi i Premier League, kush janë më të mirët?

Nga pandemia do të zhbllokohet edhe Premier League, që vazhdon kampionatin më 17 qershor, edhe shtatë ditë.

Liverpool bindshëm ishte ekipi më i mirë në Angli duke thyer shumë rekorde gjatë vitit, ndërsa pas 29 ndeshjeve të zhvilluara ka mbledhur 82 pikë.

27 fitore, një barazim dhe një humbje është bilanci i ekipit që drejtohet nga Klopp.

25 pikë aktualisht është dallimi mes ekipit të parë në tabelë Liverpool dhe Manchester City në vendin e dytë.

Liverpool  vetëm gjashtë pikë është larg titullit të Premier Legue, që këtë trofe e kërkon qe 30 vjet.

Sulmin më të mirë e ka City me 68 gola të shënuar, kurse mbrojtjen më të mirë Liverpool me 21 të pranuar.

Golashënuesi më i mirë është ai i Leicester City, Jamie Vardy me 19 gola e 4 asistime.

 

Insajderi.com