Kush është mbreti?

Joshua vs Fury – më në fund

Fituesi i kësaj ndeshje do të jetë kampion i padiskutueshëm në botën e boksit. Joshua e Fury bashkë ndajnë të gjithë titujt në peshat e rënda. Fituesi bëhet kampion absolut.

Joshua vs Fury – më në fund

Është arritur marrëveshje për dy meçe boksi në mes te Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

Lajmin e ka bërë të ditur promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, shkruan Sky Sport, njofton Klan Kosova.

“Është e drejtë të themi se të dy boksierët, në parim, janë pajtuar për t’u ndeshur. Dy ndeshje”, ka pohuar Hearn.

Joshua e Fury janë dy boksierët më të mirë në botë të momentit.

Të dy kanë shkëmbyer fjalë nga distanca tash e një kohë të gjatë.

Meçi mes tyre, më në fund, do të përcaktojë se kush është mbreti i botës në boks./Insajderi.com