Rrëshqitja me ski në Francë dhjetorin e vitit 2013 i shkaktoi dëmtim të rëndë në tru ngasësit më të mirë në historinë e Formula 1, Michael Schumacher.
Nga ajo kohë, ai mbahet në koma artificiale dhe mjekët janë duke u munduar në maksimum ta rikuperojnë ngadalë dhe ta ‘kthejnë’ në jetë pilotin.
Sipas mediumeve gjermane, burime jo zyrtare thonë që 51 vjeçari është në koma, por aktualisht i ndërgjegjshëm.
Këto ditë, thuhet se do të kryhet një tjetër operacion i qelizave burimore brenda për të rigjeneruar sistemin e tij nervor.
Dr Philippe Menasche do të jetë përgjegjësi i këtij operacioni.
Dr Nicola Acciari është ka thënë se Schumacher vuan nga atrofia e muskujve dhe osteoporoza. Të dyja këto vijnë për shkak të mungesës së aktivitetit fizik. / Insajderi.com