Të enjten që lamë pas, Gjykata Norvegjeze e ka dënuar me 21 vjet burgim 22 vjeçarin Philip Manshaus, sepse gjatë gushtit të 2019-tës, ai e kishte sulmuar me armë një xhami në Oslo dhe më pas e kishte vrarë motrën e tij.
Manshaus kishte gjuajtur me armë në xhaminë al-Noor Islamic Centre në Baerum, zonë që ndodhet në perëndim të kryeqytetit të Oslos, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Ai kishtë shtënë disa herë në drejtim të xhamisë, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze në njerëz.
Por kush është Manshaus?
Policia norvegjeze kishte zbuluar se për sulmin e tij, ai ishte inspiruar nga Brenton Tarrant, i cili është i akuzuar për sulmet vdekjeprurëse në dy xhami të Zelandës së Re në vitin 2019-të.
Gjatë gjykimit, Manshaus u shfaq i penduar për atë që kishte bërë por në anën tjetër, kishte shprehur admirim të theksuar për vrasësin e Zelandës së Re, i cili e kishte filmuar tërë sulmin dhe e kishte transmetuar ‘live’ në rrjetet sociale.
Edhe vet Manshaus siç raporton BBC, gjatë sulmit kishte mbajtur helmetë në kokën e tij dhe i kishte filmuar të shtënat në xhami, mirëpo kishte dështuar ta transmetonte sulmin online.
Në gjyq po ashtu Manshaus e kishte cituar Adolf Hitlerin dhe norvegjezin Anders Breivik si shembuj, e kishte folur edhe për Holokaustin, duke e cilësuar vetëm si “MIT”.
Dhe me 7-të Maj, gjatë gjykimit ai kishte përdorur simbolin “OK”, një gjest i përdorur nga ekstremistët e krahut të djathtë. /Insajderi.com