Klubi nga Lipjani, KF Arbëria për herë të parë është futur në superligën e Kosovës në futboll, pasi Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, vendosi që Liga e Parë të anulohet.
Me këtë rast, Besa nga vendi i parë dhe Arbëria nga vendi i dytë në tabelë, kalojnë në Superligë.
Për 20 ndeshje këtë sezon, fitoi 10, barazoi gjashtë herë dhe pësoi katër disfata duke tubuar 36 pikë.
Megjithatë, problemi kryesor për këtë skuadër është stadiumi, pasi në stadiumin e fshatit Dobrajë është duke u punuar.
Arbëria do t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e Ulpianës, “Sami Kelmendi”, ndërsa stadiumi në fshatin Dobrajë mendohet të bëhet gati në sezonin 2021/22. /Insajderi.com