Vushtrria do ta ketë kundërshtarin shumë të vështirë të shtunën. Prishtina udhëton atje për tu përballur në xhiron 24 në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadrat kanë qëllime krejt të kundërta, Vushtrria e dorëzuar para kohe në kampionat dhe Prishtina që kërkon titullin.
Ekipi vendës Vushtrria është në vendin e 11 me 16 pikë, kurse Prishtina në të tretin me 44 pikë.
Sfida tjetër zhvillohet në Llap, mysafir është Drenica.
Edhe për Llapin, shpëtimi i sezonit do të ishte pozita që qon në gara ndërkombëtare, kurse Drenica tenton sa më shpejtë të siguroj pikë që e mbajnë skuadrën jashtë pozitave që qojnë një rang më të ulët garash.
Të dyja këto përballje zhvillohen sot nga ora 17:00
Insajderi.com