Edhe një herë tjetër, në pak ditë pas transferimit, Erling Haaland është treguar vendimtar për ekipin gjerman Borussia Dortmund.
Norvegjezi ja fitoi tri pikë të plota, shumë të vështira, ekipit të tij Dortmund në udhëtim te Dusseldorf.
Tek në minutën 95, Haaland realizoi në portën kundërshtare, pas asistimit të Akanji.
11 gola në 12 ndeshje është efikasiteti i ish sulmuesit të Salzburg, prej se ka nënshkruar me Dortmund.
Me pikët e reja, Dortmund blindon pozitën e dytë me 66 pikë, katër më shumë se Leipzig dhe katër më pak se lideri Bayern Munich.
Pas 31 xhirosh, Dusseldorf është në vendin e 16-të.
Insajderi.com