Mars-maj

28 % më pak të hyra buxhetore për shkak të COVID-19

"Me gjithë rritjen e deficitit, Kosova pritet ta ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon”, njofton Instituti GAP.

28 % më pak të hyra buxhetore për shkak të COVID-19

Instituti GAP ka publikuar raportin “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës”, ku thuhet se në periudhën mars-maj, kur ishin ndalur shumica e aktiviteteve në sektorin privat dhe atë publik në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, të hyrat buxhetore ishin për 133 milionë euro (28.2%) më të ulëta së në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa shpenzimet për 4.7 milionë euro (1%) më të ulëta, njofton Insajderi.

Sipas GAP, qëllimi i këtij raporti është që të paraqes ndikimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 në të hyrat, shpenzimet dhe deficitin fiskal të vitit 2020, si dhe kufizimet dhe mundësitë që ka Qeveria e Kosovës për adresimin e krizës në aspektin buxhetor.

“Rënia e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve, do të bëjë që për herë të parë të tejkalohet rregulla e deficitit buxhetor. Me gjithë rritjen e deficitit, Kosova pritet ta ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon”, njofton Instituti GAP./Insajderi.com