protestat shpërthejnë

Edhe një afro-amerikan i vrarë nga policia në Amerikë

Pas vdekjes së George Floyd, filluan protestat në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më pas në shumicën e vendeve të botës. Tani një tjetër vrasje ka ndodhur në SHBA. Përsëri, një polic i bardhë ka shtënë në një afro-amerikan.

Edhe një afro-amerikan i vrarë nga policia në Amerikë

Një ekspert mjekësor e ka deklaruar vdekjen e Rayshard Brooks, një afro-amerikan, si vetëvrasje, pasi që i njëjti u qëllua në shkëmbim zjarri me policinë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Por, përkundër kësaj protestuesit në SHBA e kanë cilësuar edhe vdekjen e Brooks si vrasje me motive raciste.

Brooks vdiq duke ikur nga dy policë të bardhë pasi fillimisht u konfrontua me ta në një parking të një restoranti.

Protestat që veç po bëheshin për shkak të vdekjes së George Floyd, kanë shpërthyer edhe më shumë.

Për këtë rast shefja e policisë së Atlantas ka dhënë dorëheqje, gjithashtu është përjashtuar edhe polici që qëlloi me armë zjarri./Insajderi.com