Skuadra më e përfolur dhe më në formë para pandemisë, Ballkani, pas kthimit të futbollit, ka fytyrë tjetër.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, në tri ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe nuk ka shënuar asnjë gol.
Një statistikë të keqe ky ekip e ka në ndeshjet si mysafir, ku ka tubuar vetëm 14 pikë, kurse ka vetëm gjashtë gola të shënuar dhe shtatë të pranuar në 12 ndeshje në teren të huaj.
Nëse i shohim pesë ndeshjet e fundit në Superligë, Ballkani ka tri barazime, një fitore e një humbje.
Aktualisht ekipi mban pozitën e tretë me 46 pikë nga 24 ndeshje të zhvilluara, ka një pikë më pak se Prishtina në vendin e dytë dhe tri më pak se Drita që prinë kampionatin.
/Insajderi.com/