Kush janë liderët e NBA?

Kush janë liderët e NBA?

Nga 11 marsi, NBA ka ndërprerë sezonin e rregullt për shkak të pandemisë, por me gjasë do të vazhdoj më 31 korrik.

E para se skuadrat të kthehen në parket, ne ua sjellim në kujtesë se ku ishin të pozicionuara në tabelë skuadrat në konferencën Lindore e Perëndimore, kur u ndërpre liga.

Shumica e ekipeve kanë zhvilluar mbi 64 ndeshje, kurse ecurinë më të mirë në krejt ligën e pati Milwaukee Bucks me 53 fitore e 12 humbje duke mbajtur pozitën e parë në tabelën e lindjes.

Në vendin e dytë është TOronto Raptors, pasuar nga Boston Celtics.

Lider i konferencës perëndimore është Los Angeles Lakers, nga 63 ndeshje të zhvilluara këtë sezon ka 49 fitore e 14 humbje.

Los Angeles Clippers është në vendin e dytë, kurse Denver Nuggets në të tretin.

/Insajderi.com/