Bayern Munich 30 herë kampion i Bundesligës

Bayern Munich 30 herë kampion i Bundesligës

Për herë të 30-të skuadra FC Bayern Munich është shpallur kampion në Bundesliga.

Kjo u arrit në ndeshjen e xhiros 32 në kampionat, pas fitores si mysafir tek Werder Bremen, ku golin e vetëm që pati vlerën e titullit kampion, e shënoi Robert Lewandowski.

Ky ishte goli numër 31 këtë sezon në kampionat për të, më i miri në karrierë, kurse edhe goli i 46-të për të në të gjitha garat me Bayern.

Në këtë ndeshje, u arrit një rekord i në Bundesliga, ku Alphonso Davies arriti shpejtësi – 36.51km/h.

I njëjti u përjashtua në pjesën e dytë me kartonin e dytë të verdhë, për shkak të faulleve.

Ekipi bavarez si kampion i sezonit 2019/20, dy xhiro para fundit, shpallet kampion me 24 fitore, katër barazime e po aq humbje nga 32 ndeshje të zhvilluara.

Aktualisht, kjo skuadër ka edhe sulmin edhe mbrojtjen më të mirë në Bundesliga, 93 gola të shënuar dhe 31 të pranuar.

Kjo është hera e tetë rresht që Bayern del kampion i Bundesliga.

/Insajderi.com/