
Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, ka treguar se nuk e zë gjumi kur dështon të shënoj gol pas një ndeshje futbolli.
Kiliani ka qenë larg formës së tij më të mirë këtë sezon, duke arritur të shënoj vetëm 11 gola në 30 ndeshje të zhvilluara.
Sanchez thekson se kur nuk shënon atëherë as nuk mund të pushoj mirë, pasi dëshiron që të shënoj vazhdimisht, shkruan gazeta angleze Independent.
“Unë gjithmonë dua të përmirësohem dhe të jap gjithçka për skuadrën. Kur nuk arrijë të shënoj, nuk më zë gjumi dhe mendoj vetëm se duhet të luaj më mirë”, tha fituesi i Kupës së Amerikës me Kilin.