Pritja prej tre muajsh e adhuruesve të Premier League merr fund sot, sepse edhe kjo garë kthehet më në fund.
Realisht, pozita e parë në tabelë nuk është kontestuar asnjëherë, sepse Liverpool sivjet ishte bindshëm më mirë dhe larg nga niveli me ekipet tjera.
Tregon vet tabela, ku Liverpool nga 29 ndeshje ka 27 fitore, vetëm një barazim dhe një humbje, me 82 pikë të grumbulluara, apo 25 pikë më shumë se sa Manchester City që është në vendin e dytë.
‘Citizens’, vetëm në një aspekt janë më mirë se ‘reds’. Ata kanë shënuar 68 gola në kampionat, dy më shumë se Liverpool. Pikërisht këta të fundit, në krye me Virgil van Dijk dhe Alisson Becker kanë mbrojtjen më të fortë në ligë me vetëm 21 gola të pranuar.
Liverpool, Mancheser City, Leicester dhe Chelsea janë në zonën e Champions aktualisht në tabelë, Manchester United në pozitën e pestë që qon në Europa League, kurse në pozitat që bie nga liga janë Bournemouth, Aston Villa dhe Norwich.
/Insajderi.com/