Kërkoi punë në 100 vende, por po e refuzojnë

Kërkoi punë në 100 vende, por po e refuzojnë

Coronavirusi po lë pasoja të mëdha ekonomike në Britani të Madhe, si edhe në vende të tjera të botës.

Kanë humbur me mijëra vende pune dhe tregu është rënduar shumë.

Kayleigh Rennix nga Londra ka aplikuar prej se ka filluar pandemia në 100 vende pune, por ende nuk po mund të punësohet, shkruan BBC, njofton Klan Kosova

“Mund të them se kam aplikuar në 100 vende pune, por shumica as që ma kanë kthyer një përgjigje”, ka thënë ajo.

34 vjeçares për herë të parë në jetë po i duhet të mbijetojë duke përdorur ndihmën sociale të shtetit.

Ndërsa, kur t’i përfundojë qiraja në banesën aktuale, e ka ndërmend të kthehet përsëri në shtëpi tek prindërit sepse e ka të pamundur të paguajë prapa./Insajderi.com