Napoli të mërkurën mbrëma u shpall kampion në Coppa Italia, duke e mposhtur në finale Juventusin, pas penalltive 4:2.
Dy penallti i humbën bardh e zinjtë, kurse napolitanët qenë të saktë 100%.
Për skuadrën, është hera e gjashtë që e fiton këtë trofe, nga dhjetë finale në total, në histori të klubit në këtë garë. Hera e parë për trajnerin Gennaro Gattuso dhe për disa futbollistë.
Megjithatë, është pikërisht skuadra që Napoli mposhti mbrëmë, ekipi më i suksesshëm në Itali, në kuadër të Kupës.
Juventus është 13 herë kampion në Coppa Italia, nga 19 finale të zhvilluara.
Pas ekipit nga Torino, në vendin e dytë është Roma me nëntë tituj, pason Inter e Lazio me nga shtatë.
/Insajderi.com/