COVID-19

Frika kaplon kinezët – hedhin mishin e salmonit

Frika kaplon kinezët – hedhin mishin e salmonit

Pekini në javën e kaluar ka parë një rritje të madhe të rasteve me COVID-19 – shumica e të cilave kanë qenë të lidhura me një market ku shiten ushqime me shumicë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Media shtetërore në Kinë ka njoftuar se virusi është gjetur në dërrasta për prerje të mishit, të cilat janë përdorur për copëtimin e salmonit – çka ka ngjallur frikë në Kinë.

Super-marketet dhe restorantet me nguti kanë larguar nga raftet e tyre mishin e salmonit dhe importimi gjithashtu është ndaluar.

Të mërkurën është njoftuar se një 27 vjeçar, i njohur si person që kryesisht është marrë me pastrimin e mishit të ngrirë, ka rezultuar pozitiv me virus. Rasti ka ndodhur në Tianjin, afër Pekinit.

Por, Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve në Kinë, ka thënë se pak ka gjasa që mishi i salmonit e ka bartur virusin.

Prandaj e pakuptueshme përse u ngjallë gjithë ai panik./Insajderi.com