Çka ka fituar Elseid Hysaj me Napolin për pesë vjet?

Çka ka fituar Elseid Hysaj me Napolin për pesë vjet?

Luajti mbrëmë në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes finale në Coppa Italia, mes Juventus e Napoli.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, me skuadrën napolitane fitoi titullin e Kupës së këtij shteti për sivjet.

Për 26 vjeçarin Hysaj, ky është trofeu i parë i fituar në karrierë.

Sa ishte te Empoli, doli nënkampion i Serie B, dhe tri vite rresht nënkampion i Serie A me Napolin.

Pas katër vitesh në Empoli, shqiptari në vitin 2015-të u kaloi në Napoli 5 milionë euro.

Sivjet, Hysaj ka luajtur 17 ndeshje në gjitha garat për Napolin, dhe ka bërë një asistim.

/Insjderi.com/