kohë më parë

Coronavirusi kishte mbërritur në Itali qysh në dhjetor, zbulojnë shkencëtaret

Rasti i parë i konfirmuar me Coronavirus në Itali u regjistrua në mes të shkurtit. Por, shkencëtarët zbulojnë se në Itali virusi kishte bërë strehë kohë më parë.

Coronavirusi kishte mbërritur në Itali qysh në dhjetor, zbulojnë shkencëtaret

Disa shkencëtarë italianë kanë gjetur në dy vende në ujë të ndotur shenja të Coronavirusit qysh në dhjetorin e vitit të kaluar, shumë kohë para se rasti i parë me virus të konfirmohej.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka treguar se uji nga Milano në Torino ka treguar shenja të virusit me 18 dhjetor.

Kjo vërteton të dhënat e shteteve të tjera se virusi ka qenë duke qarkulluar shumë kohë më parë, se sa fillimisht mendohej.

Këto të dhëna tregojnë se sa vonë është konfirmuar rasti i par në Itali.

Kujtojmë se rastet e para në Kinë janë regjistruar në dhjetor, ndërsa në Itali në mes të shkurtit.

Në mars shkencëtarët francezë treguan mostra të një pacienti që ishte trajtuar për një sëmundje që simptomat i kishte identike me atë që më pas u quajtur Coronavirus. Rasti kishte ndodhur me 27 dhjetor.

Po ashtu në Spanjë janë gjetur shenja të virusit në ujë, qysh në mes të janarit.

Studimi pritet të tregojë më mirë se si u shpërnda virusi në Itali./Insajderi.com