Drita i ka fituar tri pikë të reja, për të qëndruar në krye të Superligës së Kosovës në futboll, ku në ndeshjen e sotmetë zhvilluar në Gjilan, mposhti Ferizajn 2:0.
Pjesa e parë nuk prodhoi kush e di cka, por e dyta po.
Saktësisht pas tre minutave lojë nga pjesa e dytë, Kastriot Rexha shënoi nga 11 metra.
Genc Berisha për këtë penallti, mori karton të verdhë.
Në të 77-ën, Ardian Cuculi ngriti epërsinë e Dritës në dy me zero, duke shënuar gol me kokë pasi u asistua nga Astrit Fazliu.
Pas 25 ndeshjeve, Dirta mbanë kreun e tabelës, ka 16 fitore tani, katër barazime dhe pesë humbje, që në total ka tubuar 52 pikë.
Prishtina tani është pesë pikë larg Dritës, por kryeqytetasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ferizaj, është në zonën që bije nga superliga, aktualisht në vendin e dhjetë me 25 pikë nga po aq ndeshje.
/Insajderi.com/