Në një qytet të Francës një grup i qytetarëve i përbërë nga 70 veta, është mobilizuar për ti dalë në mbështetje një familje nga Kosova e cila është e detyruar të largohet nga Franca.
Familja Shatri nga Kosova e cila ka arritur në Francë para dy vite, është detyrua të largohet nga vendi, pas refuzimit të aplikimit për azil. Ku për këtë, stafi i kolegjit“Haut-Allier de Langeac”, kanë organizuar një tubim në mbështetje të tyre, shkruan gazeta franceze “leveil.fr”.
Kishte shumë emocione të martën para kolegjit të “Haut-Allier de Langeac”. Ku me iniciativën e personelit mësimdhënës, u organizua një tubim në mbështetje të familjes Shatri, shkruan gazeta franceze.
Ajo është e vendosur në qendrën e pritjes për azilkërkuesit dhe ka marrë një detyrim për t’u larguar nga vendi.
Stafi i kolegjit i përbërë prej 70 personave janë mbledhur dhe i kanë dërguar letër deputetit dhe prefektit, për mos dëbimin e familjes kosovare.
Në mes lotëve, profesorët dhe shokët e familjes Shatri kanë shprehur pikëllimin e tyre ku kanë thënë se “Këto janë modele të mos integrimit dhe motivimit”, vazhdon shkrimin gazeta franceze raporton Insajderi.
Mësuesi i gjuhës frënge në këtë kolegj ka treguar “se nuk i kursen përpjekjet e tij që ti ndimoj familjes kosovare dhe ky vendim nga shteti është shumë brutal” ka thënë mësuesi.
Pas detyrimin për t’u larguar nga vendi, familja duhet të largohet deri në fund të javës. Mirëpo familja Shatri ka shprehur dëshirën që të qëndrojë në “Langeac”. /Insajderi.com